Agjenda - Nisi me Vlorën, çdo muaj qeveria mbledhje në një qark të Shqipërisë
13/10/2017 - 19:00 Nga: Klodi Karaj

Për të diskutuar me qytetarët. Këtë të premte, u zhvillua mbledhja e parë e qeverisë në qytetin bregdetar, ku kryeministri Rama tha se të gjithë Ministrat do të shkojnë fshat më fshat për të evidentuar problematikat në sektorët që ata mbulojnë. Nga mbledhja e sotme u vendos që Kanina të shpallet zonë e mbrojtur.

Kryeministri Edi Rama nisi nga Vlora mbledhjen e parë të qeverisë që do t’i paraprijë takimeve të tjera në çdo qark, një herë në muaj.

Në përfundim, kreu i qeverisë tha se të shtunën kabineti do të zbresë në terren ku do të ketë takime me kryetarët e bashkive të qarkut, konsultime me prindërit e nxënësve, ndërsa Ministrat do të zhvillojnë diskutime me qytetarët për sektorët që ata mbulojnë.

Rama: Të gjithë anëtarët e qeverisë do të shkojnë në zona të ndryshme, në fshatra të ndryshëm, për të bërë takime sipas sektorëve dhe për t’u ndalur e bashkëbiseduar me njerëz të zakonshëm e me familjarë në gjithë hapësirën rurale. Pasdite, takimi i qeverisë dhe pushtetit vendor në qark me gjithë kryetarët e bashkive, pa dallim përkatësish politike, me administratorët në të gjithë territorin dhe me deputetët socialistë. Përsëri një takim publik i hapur.

Po ashtu, Rama tha se në mbledhje u mor vendimi për shpalljen e Kaninës zonë të mbrojtur.

Rama: Në mbledhjen e sapombyllur të qeverisë, një ndër vendimet ishte shpallja e qendrës historike të Kaninës, zonë e mbrojtur. Po ashtu u miratua dhe rregullorja e administrimit të saj dhe do të pasojë edhe një program i financuar për rilindjen e gjithë atij fshati të mrekullueshëm dhe për sistemimin e gjithë asaj zone, që tanimë është zonë e mbrojtur e trashëgimisë sonë kulturore.

Ndërkohë në një komunikim me gazetarët lokalë, kreu i qeverisë tha se ambicia është që aeroporti i Vlorës të përfundojë brenda këtij katërvjeçari.

Rama: Jemi në fazën e projektit besoj dhe kam shumë shpresë që realisht do të hyjmë në fazën e ndërtimit në kohën e duhur. Ambicia është që brenda katër viteve të bëjmë fluturimin e parë.

Çdo muaj, qeveria do të zbresë në qarqet e vendit, kjo në kuadër të asaj që Kryeministri e ka quajtur koalicioni i qeverisë më qytetarët.

Axhenda

Në orën 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave në Pallatin e Kulturës së qytetit, e shoqëruar me një dalje publike nga zv/kryeministrja Senida Mesi.

Në orën 18:00 zhvillohet një konsultim publik në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm në hollin e Universitetit “Ismail Qemali”.

Darka do të jetë e gjerë në një nga restorantet në Vlorë, ku përveç ministrave do të jenë edhe kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave dhe prefekti.

Të shtunën, ministrat do të zhvillojnë një mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve në varësi, për t’u pasur në orën 9:00 në mbledhjen e kryeministrit dhe ministrave me të gjithë drejtuesit e administratës në Pallatin e Kulturës.

Në mesditë, kryeministri Rama dot ë zhvendoset në Kaninë ku edhe do të drekojë me një familje, ndërsa ministrat do të zhvillojnë takime të tjera sipas sektorëve përkatës.

Zbarkimi i kabinetit qeveritar në Vlorë përfundon në orën 18:30.

Kryeministri Rama mberrin ne vendin ku po mbahet takimi ne Vlore

Kryeministri Rama mberrin ne vendin ku po mbahet takimi ne Vlore

Ministrat mberrijne ne vendin ku po mbahet takimi ne Vlore

Ministrat mberrijne ne vendin ku po mbahet takimi ne Vlore

Ministrat mberrijne ne vendin ku po mbahet takimi ne Vlore

Ministrat mberrijne ne vendin ku po mbahet takimi ne Vlore

                                 

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter