Kuvend - Rama: Basha mohoi “18 majin” u tremb nga frëngjit e Jozefinës
13/10/2017 - 15:40

Kryeministri Edi Rama dha në Kuvend se kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi marrëveshjen e 18 majit sepse u tremb nga Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Rama ironizoi edhe LSI, të cilën e quajti “llafazanërinë dhe vajmdedetërinë e linjës së re”.

Edi Rama: Mu si lopa që e mbush kovën me qumësht dhe pastaj i bie me shqelmë gjithë inat a thua se fajin ja ka qumshti, edhe miku im Lulzim Basha këtu pasi bëri më në fund një akt lidershipi me marrëveshjen e 18 majit e mohoi.

E mohoi se u tremb, u tremb nga frëngjit e Jozefinës dhe Astrit Patozit, u tremb nga kryengritja në pallat, u tremb nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget e tyre dhe natyrisht nuk diti më se çfarë të bëjë përvecse të kthehet aty ku është më rehat, tek çadra e dasmave, tek lufta me krimin, te lufta me drogën, tek lufta me të keqen e madhe.

E mohoi dhe çfarë bëri? Pohoi politikën qorre, politikën shurdhe, memece që për 4 vite ju katandisi juve në gjysmagjel. Nga një gjel i lagur por krenar në 2013, sot jeni një gjysmagjel, edhe i lagur edhe krenar por edhe për të ardhur keq.

Shto këtu edhe miqtë e LSI, që qetësinë dhe dashurinë e linjës së vjetër e zëvendësuan me llafazanërinë dhe vajmdedetërinë e linjës së re dhe panorama e opozitës bëhet: “Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall”. Po kjo natyrisht është një çështje e kotë, retorike sepse ka më shumë emocion se kë të qash më parë, vëllain apo motrën që kanë një hall dhe që halli i ka bërë bashkë si një kazan që ky nga ku dëgjohen thirrjet bombastike si të të luftojmë krimin, drogën se në fakt krimi dhe droga e kanë fajin që ju jeni papërgjegjshmëri.

Nga ana e tij, kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi deputetet e mazhorancës se gjysma prej tyre në Parlament i ka sjellë krimi. 

Basha: Për çfarë qeshni ju?! Qeshni për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh. Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria. Për çfarë qeshni ju?! Apo për atë 8-vjeçarin që u plagos nga tritoli në Vlorë. Për çfarë qeshni ju?! O kukulla pa integritet, pa personalitet. Gjysma prej jush ka ardhur këtu, ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi, e dini fare mirë. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër ky këtu, që vjen sulmon një orë opozitën dhe nuk guxon të thotë një fjalë për krimin. Pse ? E di vetë se pse. Sepse ai është njësh me ta, dhe nuk ka nevojë të tregoj fotot për këtë. I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu. Për çfarë?!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter