Debate per krimin - Rama kundër të gjithëve. I thonë: Je nën efektin e kokainës
13/10/2017 - 11:16

Për gati tre orë kryeministri Edi Rama është vënë përballë dhe kundër PD dhe LSI-së e jo vetëm, por kundër edhe Vangjel Dules, kreu i PBDNJ-se dhe Nard Ndokës, kreu i PDK-se.

Seanca parlamentare e mbledhur që në orën 08:00 për të diskutuar pr/ vendimin lidhur me ngritjen e reformës zgjedhore mori një tjetër rrjedhë. 

Opozita e akuzon Ramën se ka lidhje me krimin dhe trafikun e drogës.   Rama nga ana e tij i hedh poshtë akuzat duke i quajtur  shpifje për përfitime politike.

Replikat kanë arritur deri në përdorim të një fjalori jo etik.

Ish kryeministri Berisha por dhe deputeti, kreu i PDK-se, Nard Ndoka deklaruan se kryeministri ishte nën efektin e kokainës.  

Në një moment Basha kërkoi të merrte fjalën dhe iu afrua foltores ku ndodhej Rama. Njerëzit e sigurisë  menjëherë iu afruan duke mos lejuar Bashën ti afrohet. 

Basha u largua dhe me ironi Rama tha se nuk do i jepte fjalën pasi duhej në fillim të fliste Berisha

Ndërsa Kryeministri zbuloi se ambasadori i SHBA-së i ka kërkuar kryetarit të PD-së të bashkëpunojë në luftën kundër krimit porse Basha po keqpërdor fjalën e ambasadorit amerikan.

Rama foli dhe për mbërritjen në nëntor në Shqipëri të agjentëve të specializuar për fazën e dytë atë kundër aseteve kriminale dhe të fortëve të feudeve .

Zbardhet debati

Rama: Basha keqperdor bisedat me ambasadorin Lu 

Edi Rama: “Në korrik e gusht ishim bashkë në qeveri ku u përgatitëm për fazën e dytë të operacionit kundër aseteve kriminale dhe të fortëve të feudeve lart e poshtë.  Shprehja s’keni parë gjë akoma do të shihet  tani. Ambasadori amerikan takon kreun e opozitës i kërkon mbështetje për këtë operacion dhe siç e ka zakon, Basha që takimet me të huajt  i komenton siç i do qejfi bën paralajmërimin.  Do të dëgjoni atë që për tre muaj po bashkëpunojmë. Po bashkëpunojmë në planin e burimeve njerëzore. Brenda muajit nëntor agjentë të specializuar që do punojnë me SHISH e policinë për këtë punë dhe për këtë i ka kërkuar bashkëpunim opozitës. Nëse doni të luftoni krimin jepni kontribut real.

S’bëni dot fjalim pa krim, pa Elvis Rroshi, na morët në qafë dhe shokët tanë  atje.

Rama sulmoi dhe LSI-ne

Ata numërojnë përditë trigonët që ikin nga tepsia. (Duke iu drejtuar PD) Na prishët edhe shokët në këtë histori krimi, krim, droga drogë mafia mafia! Ça të bëj luftë me fotografi?!

Luftën me fotografi vazhdojeni por të paktën këshillohuni me fotografin e shokut Enver.(I drejtohet Sali Berishes) 

Personi që keni nxjerrë në fotografi për turpin tuaj me Blendi Klosin ka qenë në çadrën e lirisë.

Kryetari i PD, Lulzim basha duke kerkuar ti nderprese fjalen Kryeministrit, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin per mbrojtjen e pakicave kombetare ne Shqiperi. Kjo seance e cila eshte nderprere dje pasi deputete te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit, ka rifilluar sot ne mengjes./FOTO: LSA

Replikon Basha: Laku po te ngushtohet je ne rreth te kuq

Basha:   Ti i heq emrin Durim Keçit nga interpoli, darkon me të dhe më thua mua të mbaj përgjegjësi, por si të mbaj unë përgjegjësi. Ti ia jep bandave të Durrësit OSHEE-në, kërkon të mbaj unë përgjegjësi, por si ta bëj unë këtë.

Ti bllokon integrimin prej krimit dhe drogës e më thua të mbaj përgjegjësi, e ca përgjegjësie të mbaj unë kur ti e ke bërë këtë.

Ti u jep strehë dhe pushtet bandave dhe më thua mua mbaj përgjegjësi . Ti po largon mijëra shqiptarë çdo muaj drejt Evropës refugjatë, më thua mua mbaj ti përgjegjësi. Nuk ka instituticion dhe media nga Brukseli në Uashington që të mos deklarojë se i ke kthyer 28 mijë metra katorë të vendit në një serë gjigande droge, e ti më thua mua mbaj përgjegjësi.

Ti ke rritur taksat, ke varfëruar vendin, ke monopolizuar ekonominë, ke rritur çmiment e konsumit, ke mbyllur bizneset, i ike nxjerrë shqiptarët në rrugë, ke rritur varfërinë dhe papunësinë e më thua mua mbaj përgjegjësi.

Njerëzit e tu vjedhin nga mëngjesi deri në darkë me prokurimet publike, me koncesionet e fëlliqura, skemat e reja të korrupisonit, ta thotë FMN-ja, ta thonë instituticionet partnere.

Korrupisoni galopant të thotë departamenti i shtetit, ti më thua mua pse nuk mban ti përgjegjësi. Ti shkatërron dhe rrënon çdo shans të një njeriu të ndershëm për të ecur përpara sepse ti godet meritën dhe promovon krimin, hajdutërinë, hipokrizinë e më thua mbaj përgjegjësi.

Ti flet për pastrimin e parave si sukses tëndin por mallkuar qoftë atëherë Departamenti i Shtetit që je prapa në listën e zezë për pastrimin e parave apo e shkruaj unë raportin e Departamentit të Shtetit . 20 familje kriminale, 4 klane kriminale ta thotë Departamenti Shtetit dhe ta ka thënë përpara.  

U kam thënë  ndërkombëtarëve peshqit e mëdhenj nuk i kap dot peshku i madh .  Rama është peshku i madh. As Ahmetaj nuk do shpëtojë si herën tjetër

  Në kam një vërejtje për ambasadorin Lu është se e hapi gojën pas zgjedhjeve.  Por ti nuk je zgjidhja je problemi.  Patjetër e kanë dëgjuar dhe kritikën time.  Bullshit is over. 

Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq. Ti e ke mbuluar Shqipërinë me drogë. Ky është një projekt politik për të sunduar me bandat e krimit. Laku sapo ka filluar të ngushtohet. Ata do të bëjnë punën e tyre, ti do të bësh punën tënde. Duhet ta kishte sjellë edhe ligjin e pakicës dhe ta mbroje. Pakicës së kriminelëve, me të cilët qeveris. Është në dorën e shumicës së heshtur të shqiptarëve që të mos marrin rrugën për në aeroport, por për në sheshe, të marrin rrugën për në këtë Parlament dhe të marrin përpara ty dhe klikën tënde të kriminuar. Kjo është zgjidhja e vetme.

Kryetari i PD, Lulzim basha duke kerkuar ti nderprese fjalen Kryeministrit, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin per mbrojtjen e pakicave kombetare ne Shqiperi. Kjo seance e cila eshte nderprere dje pasi deputete te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit, ka rifilluar sot ne mengjes./FOTO: LSA

Edi Rama: Më thua je me rreth të kuq. Shiko vizën e kuqe që je ti jo nga ndërkombëtarët por shqiptarët

Replikon Sali Berisha: Në pamje të parë ka edhe një aspekt gjysmë komik. Në të vërtetë, mediat e shtrojnë për komedi këtë pyetje; pse kruhet gjithë kohën që flet Edi Rama?

Ka vetëm një shkak dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë! Një pjesë prej jush e keni provuar vetë. Ju njoh në fytyrë.

Lexoni që të gjithë simptomat e mbidozës së kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale. Ky ka zgjedhur të kalojë dramën shqiptare të sotme me vizat e kokainës.

Kryetari i PD, Lulzim basha duke kerkuar ti nderprese fjalen Kryeministrit, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin per mbrojtjen e pakicave kombetare ne Shqiperi. Kjo seance e cila eshte nderprere dje pasi deputete te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit, ka rifilluar sot ne mengjes./FOTO: LSA

Rama ironizon Bashen: Ke kopjuar filozofin Nard Ndoka

Edi Rama: E dëgjova me shumë vëmendje dhe mbajta shënime nga fjala e kryetarit të Partisë Demokratike dhe këtu prisja të replikonte Nard Ndoka dhe meqë Nardi nuk e mori fjalën, unë po marr fjalën të vë në vend nderin e një filozofi të cilit nuk mund t’i hidhesh në fushën e vet, të paktën jo pa autorizim.

Lulzim Basha tha se peshkatari është peshku më i madh. Këto janë çështje që unë e ftoj deputetin Ndoka t’i zgjidhë në gjyq për të drejtën e autorit. Për sa i përket përgjegjësisë, e dëgjuat vet; çfarë përgjegjësie mund të mbajë kryetari i PD që shkon nga humbja në humbje. S’ka çfarë përgjegjësie të mbajë.

Saliu është si është, përgjegjësinë për humbjen e mbajti. Kurse kryetari i PD thotë çfarë përgjegjësie kam unë dhe pyet Parlamentin. Nuk jam unë që mund ta them, por edhe po ta them nuk e kupton. Është e gjithë PD sot që nuk e kupton çfarë përgjegjësie ka.

Ju flisni këtu për hallin tuaj nuk keni hallin e krimit. Ju doni të mbani grusht të bashkuar një parti që po ju shkon për pambuk.

Kryetari i PD, Lulzim basha, deputeti Sali Berisha dhe Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin per mbrojtjen e pakicave kombetare ne Shqiperi. Kjo seance e cila eshte nderprere dje pasi deputete te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit, ka rifilluar sot ne mengjes./FOTO: LSA

Basha-Ramës: Edhe një shofer autobusi nuk mund të jetë në një gjendje të çekuilibruar mendore

Basha: Je i çekuilibruar totalisht. Del merr fjalën më kërcënon, pastaj më thuaj i dashur. Çekuilibrimi yt është çështje e familjes tënde. Kur je ulur në atë karrige, çekuilibrimi yt është çështje e Republikës. Edhe një shofer autobusi nuk mund të jetë në një gjendje të çekuilibruar mendore siç je ti sot. Si mund të flasësh katër orë duke sulmuar opozitën.

Siç e ke bërë rrugë për katër vjet dhe të shndërrosh debatin për zgjedhjet dhe krimin në një cirk ku të vetmin qëllim ke të fshehësh kokën si struci në rërë.

Ty nuk të ka caktuar njeri as sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, as nënkryetar të PD-së. E ke pasur ambicie po nuk ia dole. Ti merru me përgjegjësinë që ke këtu për zhytjen e Shqipërisë në një hon të thellë ekonomik, psikologjik dhe largimin e shqiptarëve nga vendi. Ti nuk u jep dot llogari shqiptarëve. Ti je peshku i madh dhe nuk mund të jesh peshkatar. Bluaje pak. Nesër mund t’ia dëgjosh krismën.

Replikon Nard Ndoka: Eshtë në efektin e kokainës. Shenjat e tij janë tipike për një përdorues kokaine

Kush pi kokainë kruhet dhe nxehet. Ju i keni të dyja. Duke qenë nën efektin e kokainës keni pirë 6 shishe ujë, jepini ujë që të kthehet normal. Pini ujë dhe ulni masën e kokainës në gjak e në trup”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin per mbrojtjen e pakicave kombetare ne Shqiperi. Kjo seance e cila eshte nderprere dje pasi deputete te PD kane bllokuar foltoren e Kuvendit, ka rifilluar sot ne mengjes./FOTO: LSA

Kryemadhi: Tollumbi i krimit po të hyri nuk del 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se është i kapur nga bandat.

Kryemadhi: E kam hallin për një tollumb tjetër që është shumë i rrezikshëm, i cili po hyri nuk të del më. Të mban peng. I përdore në 25 qershor, si bodigard, si ushtar, si shok tavolinash dhe sot të kërkojnë haraçin.  

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    ne cdo rast kur automjetit i mbaron karburanti ndollet pran ndaljes ,por ky ishte tatpjete ,dhe plus karburantit rrezikon perplasje,nuk duhet te shkonte deri ketu por perseri po te duan i ka mundesit populli dhe uniteti me te drejtesia me te i jep cdo mundesi ne cdo kohe kujdo qe i sherben me dobi

Komento