Kuvend - Rama: PD e LSI-së, gjysmagjelë e vajmedetë vihen kundër meje
13/10/2017 - 10:07

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur PD dhe LSI-së të cilët e akuzojnë për lidhje me krimin.

Rama akuzon PD se me shpifje dhe nxirje të imazhit të vendit kërkon të përfitojë kapital politik, “me programin laj thaj kanatieren e sulmuesit të Saliut” dhe se në këtë fushë, PD i është bashkuar dhe LSI

“Unë nuk jam as përdorues as shitës dhe as trafikant dhe as bos i trafikut të drogës. Por juve ju duhet perdorini jepini dhe shpresoni atë që është e pamundur që shqiptarët të vijnë pas jush. Nuk jam as duarlidhur me krimin. Sot tingulloni më fort se jeni në hall.” tha Rama

Pjese nga debati

Po kush eshte halli qe PD dhe LSI-se jane bere bashke sipas Rames?

PD “me zero lideriship”. Nuk ka reflektuar, “zero”. Nuk ka asnjë vizion, “bosh”, asnjë program ‘fushë”.  Asnjë ide dhe asnjë titull të ri, vetëm  këngën e vjetër shaj e shaj se diçka do të mbetet.   

(Flet per LSI) “Ata ishin e treta e vërteta. Se çfarë u ndodhi që donin të bëheshin e para e papara dhe vajtën e i ranë murit me kokë. Të dy bashkë jeni në të njëjtin hall.  Si ta lini fajin kopil në një martesë tjetër, tek martesa jonë me krimin. Aty është faji pse humbi ju. Krimi në gjuhë, buzë, faqe, gojë, qafë, bark e nuk po shkoj më poshtë.”

 Vazhdoni njësoni Shqipërinë me krimin, drogën e mafian, mos lini rast pa përdorur anglishte për ta bërë Shqipërinë dele të zezë, dëmi është i Shqipërisë, të zezën e keni tuajën” tha më tej Rama

Rama: Zgjedhjet me ju i fitojme çdo here 

Rama foli me ironinë ndërsa shtoi se shkaku pse shqiptarët votuan PS duke i dhënë shumicën qeverisëse ishte “se PS di të mbajë përgjegjësi” ndërsa “PD e LSI janë jetimë të papërgjegjshmërisë.

“Zgjedhjet me ju i fitojmë sa herë të bëhenJo se ne nuk jemi të pakonkurueshëm por ju nuk jeni në garë!  Jeni njerëz të gabuar në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Ne nuk jemi të përsorur, por punojmë ti bëjmë mirë këtij vendi. Nuk i bëjmë bisht as detyrimeve të këtij vendi. Ju vazhdoni të na shani ndërsa ne do ju themi si do bashkëpunojmë? Ku?!”   

“Përsakohë që nuk mbani përgjegjësi dhe të na e hidhni ne fajin pse ju jeni katandisur në një thelë. S’ka zog kanarine që me këngën e vet që jua bën mëndjen shqiptarëve aq sallatë që të shkojë pas jush.”

“Ata nuk na votuan se bëmë çudi apo se nuk i kemi bërë të gjitha mirë, jo vetëm se kishim ata por, se ishim bashkë, edhe ne me të metat, e gabimet tona. Por shqiptarët besojnë se jemi të vetmit që marrim përgjegjësi dhe kemi vullnetin e mirë të bëjmë shtet” tha Rama.

“Të dyja palët (flet per PD e LSI) jeni viktima të vizionit tuaj dritëshkurtër, bëmave dhe gafave tuaja strategjike. Sepse të dyja palët keni mungesë aftësie të merrni përgjegjësi. Ju do vazhdoni të udhëhiqni njëri tjetrin, ne Shqipërinë” 

Rama: PD gjysmagjel, LSI motra me te njejtin hall    

Sipas Rames PD eshte “gjysmagjel” që nuk ka reflektuar fare as nga rezultati i zgjedhjeve por nuk kanë ndryshuar as vullnetin e tyre destruktiv dhe negativ ndaj vendit.  Në këtë fushatë sipas Ramës është përfshirë dhe LSI e cila ” dashurinë e qetësinë e ka zëvendësuar llapazanëri e vajmedetëri” 

“Jeni 9 më pak se sa ishit kur shkuat për të bërë republikën e re në çadrën e dasmave. Gjysmagjel pa u skuqur e zverdhur dhe keni sot 200 mijë pupla më pak. I latë puplat rrugës. Bëni trimin dhe ngrini volumin njësoj si frikacaku që këndon kur merr pyllin.

Shto këtu edhe miqtë e LSI, që qetësinë dhe dashurinë e linjës së vjetër e zëvendësuan me llafazanërinë dhe vajmdedetërinë e linjës së re dhe panorama e opozitës bëhet:

“Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall”. 

Po kjo natyrisht është një çështje e kotë, retorike sepse ka më shumë emocion se kë të qash më parë, vëllain apo motrën që kanë një hall dhe që halli i ka bërë bashkë si një kazan që ky nga ku dëgjohen thirrjet bombastike si të të luftojmë krimin, drogën se në fakt krimi dhe droga e kanë fajin që ju jeni papërgjegjshmëri.

Rama: Vizioni i PD-se , laj thaj shaj. Vizioni i LSI, laj, thaj, arrno

Jeni bosh, lart e poshtë, para e mbrapa.  Nuk jeni as vërtetë as seriozë as të përgjegjshëm në raport me veten çka e tregon katandia ku gjendeni sot brenda jush e më pas rezultati i zgjedhjeve. Ju jeni humbësa jo se nuk fituat zgjedhjet, por nuk keni vullnetin për të lexuar rezultatin dhe hidhi baltë për fituesit.

Laj, thaj, shaj, shaj laj thaj, ky është vizioni juaj.

Për programin? Ju program keni laj thaj kanatieren e sulmuesit të Saliut që ju ka mbetur sot e gjithë ditën pjesa më dinjitoze e programit, kanatierja e sulmuesit të Saliut.

Por skuadrën e re, laj thaj ju jeni topi i gjatë, rrumujë para portë dhe të dali ku të dalë, për këtë të votojnë shqiptarët.

Apo tju votojnë për liderin. Më vjen shumë keq. Laj, thaj, arrno, kthe rrobat e të vjetrit, dil në fushë dhe thuaji skuadrës dil ne fushë merru me këmbët e kundërshtarëve se topin shofim e bëjmë, ky nuk është lidership.

Tani hajde bjerini këmbëve këtu sat ë mundeni, ne do vazhdojmë me topin. Ju hajdeni bjerini këmbëve më kanatieren e sulmuesit dhe vazhdoni punën. Ju skeni faj. Unë dëshmoj para popullit shqiptar që ju nuk keni faj.

Replikon Basha – Në replike Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sulmuar mazhorancë në Kuvend duke thënë se gjysma e deputetëve të PS janë kukull dhe i ka sjellë në Parlament krimi. 

“Për cfarë qeshni këtu ju kukulla që gjysma këtu ju ka sjellë krimi. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër. Që vjen këtu flet dhe nuk flet për krimin”, tha Basha

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter