Rama: PD s’thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve, di vetëm e lagu s’e lagu
12/10/2017 - 12:09

Pas ndërprerjes së seancës, kryeministri Edi Rama në një postim në FB thotë se PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve .

Rama: Perseri pushtohet foltorja e nderpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetem e lagu s’e lagu

Seanca e sotme u pezullua për tu mbledhur në orën 17:00. 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi sot nga seanca, deputetin e PD Flamur Noka, pasi ky i fundit bashke me deputetet e tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit. 

Çfarë ndodhi sot në Kuvend: Përsëritet skenari: PD bllokon foltoren, përjashtohet Flamur Noka

 PD e LSI bëhen bashkë, kërkojnë përjashtimin e Ramës. Ofendoi Berishën

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter