Zgjedhjet e 25 qershorit - Koalicioni me LSI, Rama: Për katër vite e kishte mendjen te pushteti
19/06/2017 - 20:53

I bindur se në 26 qershor, Partia Socialiste do të ketë mandatet e nevojshme për të krijuar e vetme qëeverinë, Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish aleatin e tij në katër vitet e shkuara se e ka pasur mendjen te pushteti. Nga Kashari, Rama tha se ndryshe nga partitë e tjera, PS ka dhënë provat se i mban premtimet.

Për kryeministrin Edi Rama koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka qenë i frytshëm. Reformat tha ai, në takimin që pati në Kashar, u udhëhoqën nga Partia Socialiste ndërsa akuzoi aleatin në qeverisje se mendjen e ka pasur te pushteti.

Koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim u kris tha Rama kur duhej të votohej reforma në drejtësi.

Kryeiministri pati një përgjigje edhe për ata që e kritikojnë për çështjen e timonit. Ai tha se kur flet për timon e ka fjalën për busullën që do ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur.

Rama tha se PS provoi se nuk është njësoj me forcat e tjera politike, teksa shtoi se është partia më pranë premtimeve të mbajtura.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close