Përplasja PS-LSI - Rama: PS garante e reformës në drejtësi; Vasili: Rilindja e vonoi
17/06/2017 - 22:05 Nga: Nertila Dosti

Vijojnë replikat mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si të pazakontë përfshirjen e Presidentit në fushatë ndërsa kryetari i LSI, Petrit Vasili tha se thirrja e Kryeministrit ndaj policisë për të mbledhur vota nuk ka ndodhur as në komunizëm.

Pas votimit të 27 anëtarëve të organeve të vettingut, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkëmbyen replika mes tyre.

Për Kryeministrin e vetmja forcë garante për shtyrjen përpara të kësaj reforme, është Partia Socialiste ndërsa Vasili tha se pikërisht socialistët e kanë vonuar këtë proçes dhe për këtë nuk mund ta udhëheqin më.

Lidhur me fushatën elektorale, Rama e cilësoi si të pazakontë përfshirjen e Presidentit Meta, ndërsa Vasili tha se fushata po shoqërohet me incidente që vijnë edhe nga thirrja e Kryeministrit ndaj policisë së shtetit për të mbledhur vota për Partinë Socialiste, thirrje për të cilën Kryeministri kërkoi ndjesë.

I pyetur për pretendimin e LSI për të dalë forcë e parë, Kryeminstri u përgjigj duke qeshur me ironi, dhe po kështu ishte edhe përgjigja e Vasilit ndaj këtij veprimi.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë
Artikull i Rekomanduar:
Blushi on PM’s call, ‘Rama’s statement shows his despair, we are not a police state’

Close