Fushata në Lezhë - Rama shet vettingun si sukses të PS: Më jepni votën të fillojmë gjyqin
17/06/2017 - 19:13

Nga Lezha, menjëherë pas votimit në Kuvend të anëtarëve të organeve të vettingut, kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve për të hapur përfundimisht portën e drejtësisë.

Kryeministri tha se gjyqi për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar do të fillojë dhe ata do të largohen nga pallati i drejtësisë.

Ai u kujdes të nënvizonte se përmbyllja e këtij proçesi u bë vetëm falë insistimit të tij dhe PS-së, dhe për këtë risolli në vëmendje bojkotin dhe mbylljen në çadër të opozitës.

Rama: Shqipëria me 25 qershor do të vendos për Europën e bashkuar jo për çadrat e ndara të partive. Shqiptarët në 25 qershor do të vendosin për ta hapur përfundimisht portën e drejtësië. Sot këtu në Lezhë jam shumë krenar pasi kemi votuar ngritjen e komisioneve të vettingut, sot në parlament.Gjyqi i madh për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, për të gjitha zollumet, të gjitha krimet, padrejtësitë, të gjitha pasuritë e paligjshme të tyre në kurriz të popullit shqiptar, do të fillojë dhe ata do të largohen nga pallati i drejtësië që do të jetë pallati i popullit.

Shumë pak njerëz e besonin se ne do t’ia dilnim të bënim reformën në drejtësi, shumë pak njerëz e besonin se ne do t’ia dilnim të mbyllnim ngritjen e gjykatave të vettingut përpara 25 qershorit, shumë njerëz u trembën duke dëgjuar gjithë llogoren e politikës së vjetër të partive, të pushtetit që qëllonin mbi refornën në drejtësi, që hidhnin baltë jo vetëm mbi ne por dhe miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Duke arritur deri aty sa për turpin e tyre të na turpëronin dhe ne me sulmet e egra, sulmet që nuk kanë asgjë të përbashkët me traditën shqiptarëve ndaj përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

Ju kujtohet kur lanë parlamentin dhe u mbyllën në çadër nga frika e reformës në drejtësi dhe për ta ndalur vettingun i shpallën luftë gjithë botës. E patë si u kthyen të gjithë dhe u detyruan ti nënshtrohen vullnetit tonë, vullnetit të popullit shqiptar që PS e mëshiron si askush tjetër.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Gazetari i shitur says:

    Po Pse more gazetare teresisht te njeanshem, merita e kujt eshte ketu ne shqiperi (spese jashte dihet)? E Metes? E Bashes? Apo e Saliut?. Sigurisht e asnjerit nga keta te fundit, aq me pak e juaja!

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ngjarja në Shëngjin, arrestohet moskallëzuesi i krimit por jo autorët

Close