Fier - Rama: Votoni kuqezi të çojmë tepsinë e pushtetit për skrap
19/06/2017 - 20:23

Kryeministri Edi Rama u kërkoi fierakëve që të japin votën kuqezi për t’u treguar fqinjëve për krenarinë e shtetit që do të ndërtohet si dhe për të çuar tepsinë për skrap.

Rama: Votoni kuqezi që t’u tregojmë fqinjëve tanë se ne nuk jemi krenar vetëm me fjalë, por ne kemi krenari shtetin që do të ndërtojmë.

Votoni kuqezi, lërini të përçahen për tepsinë në Tiranë. Ne nuk duam një votë për të pasur një tepsi për vete, ne duam votën tuaj që tepsinë ta çojmë për skrap dhe shtetin tua kthejmë juve.

Kush ju thotë se Edi Rama dhe PS kërkon më shumë pushtet për vete, Luli do të ishte akoma në çadër duke u përcëlluar nga vapa dhe gjithë PD-ja do të ishte atje me rroba banje.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
“Tahiri”, Prokuroria nuk çon prova në Kuvend për heqjen e imunitetit

Close