Fier - “Range Rover” përplaset me Benzin, vdes 48 vjeçari
28/09/2017 - 18:17

Përplasja e një mjeti “Range Rover” dhe një mjet tip Benz ka qenë fatale për një 48 vjeçar.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:20 minuta në autostradën Levan-Tepelenë, ku ka gjetur vdekjen shtetasi me iniciale A.M, 48 vjeç, banues në fshatin Cakran të Fierit, drejtuesi i mjetit “Benz”.

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Policisë, shtetasin me iniciale A.A, , 55 vjeç, banues në Vlorë, drejtues i mjetit tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ne foto: Automjeti tip Benz i aksidentuar

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë