Reagimi i Kurtit, Vasili: Rama ia fali tokën mbjelljes së drogës
28/09/2017 - 17:40

Duke reaguar mbi një reagim të ish-liderit të Vetëvendosje Albin Kurti, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se Kurti lodhet kot dhe se kryeministri ia ka falur tokën mbjelljes së drogës.

Reagimi i Vasilit:

Albin Kurti është gjithmonë racional dhe i drejtpërdrejtë, por lodhet kot që i drejtohet këtij kryeministrit të Shqipërisë për kufijtë e Kosovës.

Se ky kryeministri i Shqipërisë kur betohet dhe i thotë Albinit që medemek s’fal as detin, ka vetëm një gjë në kokë.

I dashur Albin, kryeministri ynë gjithë tokën ia ka falur mbjelljes së drogës, ndërsa detin bën sikur nuk e fal, se aty nuk mbillet drogë. Kaq e thjeshtë është.

Kurti-Ramës: S’kemi tokë për të falur, zbato marrëveshjet Shqipëri-Kosovë

Rama i përgjigjet Kurtit: Unë nuk fal as det jo më tokë

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë