Libi - Rebelët libianë lirojnë anijen shqiptare kundrejt 35 mijë eurove
21/10/2017 - 22:46

Lirohet nga rebelet libianë anija shqiptare “Envi 1”. Mjeti i transportit detar ishte marr peng nga rebelët sirianë 35 ditë më parë në Libi.

Anija u plaçkit dhe u përdor për klandestinë nga rebelët ndërsa mbrëmjen e së shtunës burimet nga Kapiteneria e Durrësit konfirmojnë lirimin e saj.

Bëhet me dije se anija është liruar rreth orës 19.30 të mbrëmjes dhe menjëherë ështe nisur drejt Durrësit.

Pjesë e ekuipazhit të saj ishin 5 shqiptarë për të cilët nuk ka njoftime që të jenë lënduar.

Sipas njoftimeve, rebelët kanë kërkuar 35 mijë euro për të liruar mjetin lundrues.

Pas kryerjes së pagesës mësohet se është bërë edhe lirimi i anijes e cila pritet të mbërrijë në Durrës.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë