Projektet për Vlorën - Rivitalizohet qendra historike, ndërhyrje në disa sheshe të Lungomares
10/09/2017 - 14:50 Nga: Jerola Ziaj

Disa sheshe përgjatë Lungomares do të rehabilitohen për të sjellë më shumë gjelbërim dhe kënde sportive argëtimi. Pas ndërtimit të shëtitores së re të qytetit, Bashkia ka projektuar ndërhyrje dhe në qendrën historike të Vlorës. Qëllimi është që Vlora të bëhet më tërheqëse për pushuesit dhe më e jetueshme për vlonjatët.

Projekte të reja për Vlorën, pas ndërtimit të Lungomares, me synimin e shndërrimit të tij më tërheqës për pushuesit dhe më të jetueshëm për vlonjatët.

Bashkia e Vlores do te nise se shpejti një paketë projektesh që mund të cilësohen si agupunturë urbane ku përfshihet rehabilitimi i disa shesheve përgjatë shëtitores bregdetare.

Projekti tashmë ka përfunduar, sqaron drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Erion Ahmataj. Sipas tij, synohet të ketë më shumë hapësira të gjelbërta dhe kënde sportive apo argëtimi.

Ahmataj: Kemi ndërhyrje në disa pika nevralgjike të qytetit. Një ndër to është rikualifikimi përpara teatrit “Petro Marko” ose “Tre racat”. Pjesa e hyrjes në Lungomare, në anën e hotel Internacionalit dhe përballë, te ish-rruga ura dhe shkolla e Marinës. Në të gjitha këto sheshe parashikohen kënde argëtimi për fëmijët, rikualifikim si ndriçim dhe gjelbërim.

Sakaq, nisja e projektit për rivitalizimin e Qendrës Historike të qytetit do të jetë qershia mbi tortë. Ahmataj sqaron detajet.

Ahmataj: Për herë të parë saktëson kufirin e zonës historike për qytetin e Vlorës ku nuk kufizohet vetëm tek rruga “Justin Godard” por merr dhe sheshin përpara Bashkisë, rrugën e Çifutëve, Sahatin e Vlorës dhe një sërë objektesh të një rëndësie të veçantë për qytetin tonë.

Nga ndryshimet në infrastrukture pritet të preken edhe 2 zona banimi në lagjen Pavarësia dhe  Uji i Ftohtë, ku ndërhyrjet do të perfshijne rrjetin e kanalizimeve nentokësor, ndërtim dhe asfaltim të rrugëve, ndriçim gjelbërim dhe terrene sportive.

Lajmi i mirë për këtë vjeshtë është edhe përfundimi i projektit të fazës së dytë të Lungomares nga Skela në drejtim te portit  deri në pyllin e Sodës. Ky investim pret tashmë tenderimin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Më shumë