Memaliaj - Sekuestrohen 64 kg kanabis në banesën e një 50-vjeçari
12/10/2017 - 14:58

Policia e Memaliajt ka sekuestruar një sasi prej 64 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë personin i cili e kishte fshehur drogën në banesë.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  në banesën e shtetasit  Muharrem Mino, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Muharrem Mino, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter