Elbasan - Sëmundjet mendore, depresioni e stresi mes shkaqeve kryesore
12/10/2017 - 14:53 Nga: Belinda Ruçaj

Depresioni e stresi konsiderohen nga psikologët mes shkaqeve kryesore të problemeve të shëndetit mendor të shqiptarëve, krahas faktorit bilogjogjik.

Adela Lamçja, psikologe në spitalin psikiatrik Sadik Dinçi në Elbasan thotë se faktorët psikosocialë janë kthyer gjithnjë e më shumë në shkaktarë kryesore të sëmundjeve mendore në Shqipëri.

Adela Lamçja: “Faktori bilologjik luan një rol kyç, por në ditët e sotme nuk mund të themi që është vetëm ai faktor. Sa vjen edhe dominon më shumë edhe faktori psikosocial, ai i rrethanave dhe përditshmërisë së personit. Mbetet nevojë primare që të kapet heret sëmundja apo shqetësimet e personit.

Psikologja flet për një shtim të numrit të personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor, fakt që sipas saj tregon sensibilizim dhe ndërgjegjësim

Adela Lamçja: “Mund të themi qe ka një rritje të numrit të personave që kërkojnë shërbimin e shëndetit mendor. Kjo vjen jo vetëm si pasojë e shtimit të problematikave  në jetën psikosociale të  personave por edhe si pasojë e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të tyre për ta kërkuar ndihmën.”

Në spitalin psikiatrik të Elbasanit trajtohen rreth 314 persona me probleme mendore. Spitali Sadik Dinçi është hapur në vitin 1964 dhe investimet nuk kanë munguar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter