Parlament - Sharja e Berishës? Rama: Më doli nga shpirti
12/10/2017 - 17:50

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse e kishte sharë ish-paraardhësin e tij, Sali Berisha, çështje e cila u bë shkak që dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI, kërkuan përjashtimin e tij nga seanca.

Rama: Ju keni kamerat, ju keni memorien e sallës së Kuvendit. Unë nuk kam pasur nervozizëm në asnjë moment, jo më të kem atë nervozizëm të atillë sa të fyej ndokënd. Nëse ndonjë moment të caktuar më ka dala nga shpirti ndonjë shprehje nëpër dhëmbë, kjo nuk është një arsye për të kërkuar pezullimin e punimeve të Parlamentit.

A është, a s’është një konstatim i saktë, kjo është një çështje që le ta gjykojnë tjerët, por ju e dini shumë mirë, që edhe ju, në momente të caktuara, kur dëgjoni çudira, mund t’i thoni njëri-tjetrit “mos ke rrjedhur gjë?”​

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter