Arrestimi - Burri godet me sqepar gruan, 51 vjeçarja vdes në spitalin e Lushnjes
19/08/2017 - 9:55 Nga: Julian Kasapi

Burri godet me sqepar gruan duke i shkaktuar vdekjen bashkëshortes së tij 51 vjeçare. 

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18: 15 minuta të pasdites së të premtes (18 gusht 2017) në fshatin Plug të Lushnjes. 

Natasha Kazanxhiu, 51 vjeçe humbi jetën në spital disa orë më pas, ndërsa bashkëshorti  Tajar Kazanxhiu 55 vjeç kishte shkuar në policia për të denoncuar krimin që kishte kryer në banesë.

“Ikni se e keni në shtëpi. Gruan e vrava” mësohet tu ketë thënë efektivëve në Komisariatin e Policisë Lushnje, të cilët u ka treguar se e ka goditur disa herë me sqepar duke i shkaktuar fraktura të rënda në kokë dhe trup.  

Çifti kishte dy vjet që ishte martuar dhe kishin pasur konflikte.  Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit pas një konflikti.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Plug, në banesë për motive xhelozie ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 57 vjeçe, e cila ndërroi jetë në orën 20:30, në spitalin Lushnje” informon policia

Sherri  –Pas problemeve me bashkëshortin, 51 vjecarja  nënë e dy vajzave nga martesa e pare, ishte zhvendosur në banesen e njërës nga vajzave se saj po në fshatin Plug. Rezulton se Tajar Kazanxhiu shkoi për ta bindur atë ta kthehej në shtëpi. Konflikti i nisur verbal përfundoi në përdorimin e mjeteve të forta.

E plagosura u transportua në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë e ndërroi jetë në spital rreth orës 20:30.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. KENDVESHTRIM says:

    cdo problem eshte pasoje e nje shkaku ,ku shkaqet kryesore te problemeve ne popull eshte shteti me ligjet dhe menaxhimin me drejtesi te jetes se brendeshme ne vend nese merremi me shkaqet problemet zvoglohen ne maksimun ,nese merremi me pasojat dhe lem shkaqet krimi do vazhdoje lum gjithnje ne rritje duke eklipsuar mega krime,sepse burimi tyre shkaku eshte gjithnje i hapur dikure nese dikush ka thene dua te arratisem eshte quajtur tralltare dhe eshte kalbur ne burg apo te kete bere ndonje pune gabim eshte quajtur sabotator dhe deri jan pushkatuar ,sot grabisin prona pasuri kombetare bejne korrupsion ne menyre te papergjegjeshme duke i sjellur kosto pa kthim cdo shqiptari ne cdo aspekt dhe po keshtu shperthejn krimet dhe askush nuk ndjehet pergjegjes sikur keta nuk kan amanet tek zoti botnave nje popull te tere drejtesin hakun per sejcilin

Komento