Incidenti - Shkëndija elektrike shkrumbon mjetin në Shirokë, shpëton familja
19/06/2017 - 18:03 Nga: Bepin Kolvataj

Shkëndija elektrike shkrumboi plotësisht një automjet tip Ford Focus me targë AA 238 CI, në rrugën e Shirokës në qytetin e Shkodres. 

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës dhe shkak dyshohet te ketë qenë avaria në pjesën e kondicionerit.

Në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet P.P. po udhëtonte së bashku me 3 familjarë të tij kur ka konstatuar problemet në automjet.

Ai ka zbritur të kontrollojë pjesen e motorit, por sapo është rikthyer në mjet, ka konstatuar shkendijat e para në pjesën e kondicionerit dhe ka shpejtuar të dalë përjashta së bashku me pjestarët e tjerë.

Në pak minuta flakët janë përhapur me shpejtësi dhe mjeti u dogj plotësisht pasi pati edhe disa shpërthime të vogla.

Të trembur nga fakti se mund të kishte shpërthim më të madh, pasi makina ishte me benzinë, ata njoftuan shërbimin zjarrfikës që për mbi 15 minuta punoi për shuarjen e plotë të flakeve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes që fatmirësisht përfundoi vetëm me pasoja materiale.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Aktivistët e VV fitojnë lirinë, akuzohen për sulm ndaj Kuvendit

Close