Shkodër, Përmbaruesi nxjerr jashtë banesës familjen Xhabija
13/09/2017 - 16:09 Nga: Bepin Kolvataj

Katër anëtarë të familjes Xhabija të Shkodrës janë nxjerrë me forcë nga shtëpia, pas ekzekutimit të vendimit nga Përmbarimi i vendimit të Komisionit të Kthim Kompensimit të Pronave.

Prona i është kthyer familjes Muzhani, e cila ka vendosur t’ia japë një firme ndërtimi për pallat.

Nuk mungoi situata e tensionuar dhe familja Xhabija u përplas me policinë, ku njëra nga vajzat u shoqërua ne komisariat për kundërshtim të forcave të rendit.

Vendim të ligjshëm e quajnë anëtarët e familjes Xhabija pasi thonë se janë në proces gjyqësor.

Më pas, Përmbaruesit të mbështetur edhe nga policia e Shkodrës kanë ndërhyrë në banesë me anë të forcës. Pas verifikimit ata u kane lënë afat 3 dite për të lënë shtëpinë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter