Aksident në Vlorë - Shoferi i “Benz-it” përplas tre makina të parkuara, plagoset
12/08/2017 - 18:35

Një 35-vjeçar ka përplasur tre automjetë të parkuara. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:00 në aksin rrugor të Bulevardit Ismail Qemali pranë vendit të quajtur ” ish shkolla industriale”.

Policia sqaron se “automjeti tip ”Mercedes Benz” me targa AA 100 RB, ka përplasur tre automjete të tjera,të cilat kanë qënë të parkuara. Konkretisht mjetet tip: ”Skoda” me targa AA 042 EZ, mjetin ”Mercedes Benz” me targa VA0775AB, dhe mjetin tip ”Opel” me targa BA248DB. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.M, 35 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën”.

Shërbimet e Policisë dhe  grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter