Durrës - Shpërthen bombola e gazit në banesë, digjen nënë e bijë
10/09/2017 - 11:46

Nënë e bijë janë lënduar në Durrës si pasojë e shpërthimit në të një bombole gazi në banesë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (9 shtator 2017), por vetëm mesditën e sotme është raportuar nga policia.

“Më datë 09.09.2017, rreth orës 19:40, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Durrës kanë shkuar shtetaset V.P. 40 vjeçe dhe A.P. 17 vjeçe, (nënë e bijë) të cilat ishin djegur në banesë nga bombola e gazit”.

Të plagosurat ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter