Itali - Shqiptarët kapen me 4 kg drogë në vilë, veprimi i njërit nuk i shpëtoi
22/10/2017 - 7:41 Nga: Saimir Lleshi

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policie italiane në Foggia, pas një kontrolli të zhvilluar në një vilë në zonën Vaccarella Foggia.

Kontrollet nisën pas dyshimeve se disa shqiptarë që jetonin atje merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.

Policia nisi kërkimet menjëherë dhe një nga personat, të cilit nuk i kishte mbetur asgjë më të bërë, hodhi përtej gardhit rrethues një qese të zezë nga ato që përdoren për mbeturinat. Në pranga kanë përfunduar Paola Muhametaj, 20 vjeçe, Jurgen Bubeqi, 35 vjeç dhe Xhulio Mance, 26 vjeç.

Aksioni përfundoi me zbulimin e parave të gatshme, të ardhurat që kanë të bëjnë me drogën, dokumenteve të rreme dhe rreth katër kg marijuanë, që u gjet në qesen e hedhur jashtë.

Të tre u arrestuan më pas për posedim me qëllim shitjen e drogës ndërsa janë vendosur nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në pritje të vendimit përfundimtar.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter