Itali - Shqiptari i “mirë” kapet me 3 kg marijuanë, “fati i keq” e çoi në pranga
13/09/2017 - 19:13

Një 22 vjeçar shqiptar me iniciale C.D, është arrestuar nga policia italiane në Ravenna, pasi është kapur me rreth 3 kg marijuanë në një dhomë të marrë me qira.

Gjithçka filloi kur agjentët e policisë ndërhynë për kontrolle në rrugën “Agro Pontino” pas informacioneve për një grabitës.

Gjatë kontrolleve në banesë, njëra prej dhomave e lëshuar me qira, sipas deklarimeve ishte për një person që quhej Filippo dhe që njihej si “djalë i mirë”.

Sipas deklarimeve, ai punonte si kuzhinier në disa restorante në qytet. Në fakt, policët kuptuan se në dhomë kishte sasi marijuane për shkak të aromës kundërmuese.

Policia e ka pritur të riun derisa është kthyer në shtëpi. Me pretendimin se kishte disa doza hashashin për konsumim personal në xhep, 22 vjeçari është justifikuar më kot përpara agjentëve të policisë.

Nuk bëhej fjalë për porcione të vogla por për 3 kg marijuanë të shpërndara në pjesë të ndryshme të shtëpisë, si poshtë një kolltuku apo në një valixhe.

Megjithatë, shqiptari realisht nuk kryente asnjë punë dhe ka deklaruar se jetonte me prindërit e tij në pension.

Ai është dërguar në qeli në dispozicion të gjykatës.

Shqiptari nuk kishte rekord të mëparshëm penal.

Droga e fshehur

Droga e fshehur

 

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë