Shqiptarja udhëtonte me biçikletë, aksidentohet rëndë në Itali
08/09/2017 - 19:22

Një grua me origjinë shqiptare u aksidentua në Itali nga një motor. 

Mediat raportojnë se 49 vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet  i ditur është në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve të medieve lokale, shqiptarja  ishte duke udhëtuar me një biçikletë, kur është përplasur me një motor, që drejtohej nga një italian.

Aksidenti ka ndodhur këtë të premte në Monza, ku edhe jeton shqiptarja. Ajo ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar në spitalin “San Gerardo”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter