Shkodër - Shtëpia e të moshuarve, përfundon faza e parë e rikonstruksionit
12/10/2017 - 15:04 Nga: Bepin Kolvataj

Ministrja e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ndoqi nga afër përfundimin e fazës së parë të rikonstruksionit të shtëpisë së të moshuarve në Shkodër. Ky investim prej 19 milion lekësh ka nisur në kohën kur kishte një ministri të posaçme nën drejtimin e Blendi Klosit

Ogerta Manastirliu u premtoi 60 të moshuarve të qendrës vijimin e investimit dhe vëmendjen e qeverisë

Ogerta Manastirliu: “Prioriet i ynë është që të moshuarit të cilët janë pikërisht në këto shtëpi të kenë mjedise sa më të mira, infrastukturë sa më të mirë dhe sigurisht shërbim social e shëndetsor, i cili të plotësojë nevojat e tyre që ata të ndihen në familje duke qenë edhe në instituticone.”

Por në shtëpinë e të moshuarve ‘Shkodra’ ajo që vijon të mbetet problem është jetesa në të njëjtën godinë me këtë moshe edhe e personave me probleme mendore, për të cilët ende nuk eshtë gjetur një zgjidhje. Shpresohet që ndërhyrja të vijë bashkë me investimet e reja që do të bëjë kjo ministri, për përmirësimin e kushteve të kësaj qendre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter