Sistem i ri, hyrja në kalanë e Beratit me bileta elektronike
13/10/2017 - 12:58

Hyrja në kalanë e qytetit Muze të Beratit është tashmë krejtësisht e monitoruar dhe i ofron vizitorëve bileta elektronike. 

Risia vjen në kuadër të një projekti të mundësuar falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan

Eriseld Zyka, specialist i Monumenteve të Kulturës thotë se qëllimi është shmangia e mos arkëtimeve të biletave dhe evitimi i radhëve për vizitorët. Proçesit të shitjes do ti shmangen vetëm banorët e lagjes simbolike “Kala”. 

Eriseld Zyka: “Biletaria elektronike nuk është vendsour në portën kryesore por është vendosur përbri, duke i lënë të lirë portën kryesore për të mundësuar hyrjen e banorëve të cilët banojnë në Kala.”

Nga ana tjetër qyteti i Beratit vazhdon të jetë i vizituar dhe në ditët e para të muajit tetor. Sipas të dhënave nga zyra e turizmit gjatë muajit gusht të këtij viti qytetin e kanë vizituar 1.157  vizitorë më shumë krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar.

Për periudhën nga janari në gusht Beratin e kanë vizituar në total 52.342 vizitor dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 numërohen  11.988 vizitorë më shumë. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento