Ora News dhe IPR Marketing - Sondazhi: PS kryeson në Korçë me 6 mandate, PD 4, 1 LSI
19/06/2017 - 21:54

Partitë shënojnë rritje të elektoratit në qarkun e Korçës me 11 mandate deputetësh,  krahasuar me zgjedhjet e 2013.

Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, nëse korçarët do të votonin sot, PS do të merrte 47% të votave ose 6 mandate deputetësh, nga 43.5% të votave në 2013.

E dyta pozicionohet PD me 33% të votave nga 32.2% në 2013. Merr 4 mandate.

Rritje të ndjeshme ka shënuar LSI me 15% të votave nga 9.9% në 2013. Merr një mandat deputeti.

Ndërkohë LIBRA e Blushit ka marrë 2.9% të votave por nuk merr dot asnjë mandat.

 Lista e deputetëve fitues

PS

Niko Peleshi

Eduard Shalsi

Elisa Spiropali

Ilirjan Pendavinji

Ilir Xhakolli

Edlira Bode

PD
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu

LSI
Edmond Panariti

Artur Zheji: Korça nuk i ka lënë timonin Ramës

Zheji: Ka një trend rritje të opozitës me 1% por që është tregues. Nuk ia kanë lënë timonin Ramës dhe kjo është e rëndësishme. Korça ka bërë një rishpërndarje më të kthjellët megjithëse ka pasur një volum të krahasueshëm që ka pasur Vlora. Me kalimin e ditëve, efekti Blushi do të ndihet më shumë. Trendi i gjithë qarkut ka kuptuar se nëse jepesh dhe dorëzimesh me zemër dhe pa një makinë llogaritëse një subjekti politik, atëherë ky subjekt politik që është Partia Socialiste do ta shpërdorojë këtë besim.

Dritan Hila: Basha pai interesuar për rezultatin e 25 qershorit, por 2021

Hila: Peleshi ka një vazhdimësi pushteti aty. Edhe Ridvan Bode ka çuar investime. është një rezultat i besueshëm. Ndryshime nuk vijnë nga Korça, por nga Vlora ose nga Shkodra. Kemi partinë e re të Lulzim Bashës që do ta ndjente këtë dobësi. Basha ka qenë i vetëdijshëm për rezultatit ku do të arrinte. Kam idenë që nuk është i interesuar për rezultatin e 25 qershorit, por për 2021-n.

Blendi Çeka: LSI në Korçë kërcënon mandatin e 6-të të PS-së

Çeka: Rritjen reale këtu e ka Lëvizja Socialiste për Integrim. Duket se ka një konkurrencë të drejtpërdrejtë për mandatin e dytë të LSI-së dhe mandatin e 6-t të PS, ndërkohë që mandati i 4 i PD duket stabël.

Afrim Krasniqi: PS dhe LSI në koalicion në Pogradec për kandidatin e 4-t

Krasniqi: Nga PD u dërgua një figurë publike dhe i vetmi problem që pati është se u dërgua në momentet e fundit. Nga LSI është një figurat më të mira, që është Edmond Panariti. Nga Libra është figurë e njohur nga bota akademike. Korça ka pasur një listë luksoze. Problemi i madh i PD-së është se ndryshoi tërësisht listën.

Largoi sekretarin më jetëgjatë të PD-së. Së dyti, kemi dy bashki të djathta, Pogradecit dhe Bilishti dhe në rezultate nuk është reflektuar. Nëse ka ndonjë vend ku PD dhe LSI është në koalicion është Pogradeci për kandidatin nr4 (Klevis Balliu). Nuk besoj të ketë surpriza të mëdha.

 

Lexo me shume: Sondazhi kombëtar: PS 48%, PD 33%, LSI 13%, LIBRA 2.3%

Bojkotuesit dhe të pavendosurit për 25 qershorin s’kanë votuar as në 2013

Sondazhi per qarkun Tirane: PS merr 16 mandate, 13 PD, 4 LSI, 1 LIBRA

Sondazhi per qarkun e Korces: PS shënon rritje dhe merr 6 mandate, PD 4 e LSI 1 mandat

Sondazhi per qarkun e Vlores: Rama rikonfirmohet me 8 mandate. PD dhe LSI 2 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Prokuroria: Anëtarë të Këshillit publikuan të dhëna që cënojnë hetimin

Close