Tirane - Lamtumirë Dritan Prifti! Homazhet për ish ministrin e Energjetikës
13/10/2017 - 10:34

Dritan Prifti një figurë e njohur në politikën shqiptarë  është përcjellë me nderime për në banesën e fundit.

Në Muzeun Historik Kombëtar  u mbajtën homazhet ku krerë të lartë të shtetit,politikanë ,njerëz të artit e medias i shprehën ngushëllimet të afërmeve

Kryetari Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi vlerësoi kontributin e Dritan Priftit në politikën shqiptare ndërsa th se në ditë të tilla duhet ti qëndrojmë pranë njëri tjetrit

Gramoz Ruçi: “Shprehim ngushëllimet tona prindërve, bashkëshortes, vëllait dhe fëmijëve të Dritanit. Është detyrim moral që në raste të tilla ti gjendeni njëri tjetrit për ta përballuar”

Mes personave që kryen homazhet ishte edhe Presidenti i Rtv Ora News, Ylli Ndroqi.

Dritan Prifti u nda nga jeta në moshën 49 vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë pavarësisht trajtimeve të specializuara që mori në Itali e Gjermani.

Për të nderuar kujtimin e tij  Parlamenti  ku ai ka qenë deputet për 12 vite nisi punimet me një minutë heshtje.

 Dritan Prifti ka qenë dy herë ministër, në  vitet 2001-2002 ministër Shteti për Energjinë dhe në 2009-2010, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë ndërsa mbahet mend për drejtimin që nxori nga kolapsi KESH në vitin 2000.

Dritan Prifti i cili u nda nga jeta më 12 tetor

 

 

HOMAZHE PER DRITAN PRIFTIN – Miq dhe te aferm gjate homazheve per ti dhene lamtumiren e fundit ish ministrit te Energjitikes, Dritan Prifti i cili u nda dje nga jeta ne moshen 49 vjecare. Homazhet jane mbajtur ne ambientet e Muzehut Historik Kombetar./FOTO: LSA

Miq dhe te aferm gjate homazheve per ti dhene lamtumiren e fundit ish ministrit te Energjitikes, Dritan Prifti i cili u nda dje nga jeta ne moshen 49 vjecare. Homazhet jane mbajtur ne ambientet e Muzehut Historik Kombetar./FOTO:LSA

Foto: Gramoz Ruçi dhe Anastas Angjeli

Foto: Gramoz Ruçi dhe Anastas Angjeli

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter