Denoncimi - Strazimiri: Deputetët e opozitës u agresuan nga mbështetësit e Tahirit
20/10/2017 - 21:42

Deputeti demokrat Gent Strazimiri denoncoi se anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve u agresuan nga mbështetësit e  Saimir Tahirit që ishin mbledhur jashtë Kryesisë së Kuvendit.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se nëse ky është një sinjal nga shumica se kërkojnë konflikt civil situata bëhet më e rëndë.

Strazimiri: Ndodhi dhe një situatë. Saimir Tahiri mbledh një retashment njerëzish siç i mblidhte dje tek shtëpia e tij, sot i kishte para Kuvendit. Deputetët e opozitës që dilnin sot nga seanca e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores janë agresuar prej tyre. Nëse ky është sinjal që ata kërkojnë konflikt civil, situata bëhet edhe më e rëndë. Nëse ligjit, strukturave antimafia, prokurorisë, të gjithë qytetarëve shqiptarë që nuk e duan këtë situatë  mendojnë se mund tu kundërvihen me një grusht horrash që të dalin para trotuarit, ta dinë se janë pakica e pakicës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter