Operacioni - “Streha” në Durrës, sekuestrohet kokainë, pistoleta e municione
17/06/2017 - 9:52

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Streha” ku janë sekuestruar kokainë, municione luftarake, armë zjarri automatik, armë gjahu, pistoleta, krehëra, fishekë dhe një automjet.

Policia shpalli në kërkim një 43 vjeçar të identifikuar me inicialet S.Gj banues në Shijak.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar me lëndë narkotike e llojit Kokainë, të futura në një kavanoz, rreth 150 gr.

Një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”
Dy armë zjarri automatike, model 56, të kalibrit 7.62 mm
Një armë zjarri pistoletë tip “COLT” USA
Një armë gjahu e markës “BERETTA”, e kalibrit 12 mm;
Një pistoletë sportive, tip “Super Conter”;
264 fishekë luftarakë model 56, të kalibrit 7.62 mm.
95 fishekë model 54, të kalibrit 7.62 mm
7 fishekë pistolete të kalibrit 45
65 fishekë për armë gjahu, të kalibrit 12 mm
Dy krehëra automatiku, model 56
Një automjet tip “Benz”, i blinduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive” të parashikuara në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë