Të dielën maratona në Tiranë, linjat urbane që do të devijohen
12/10/2017 - 15:14 Nga: Manjola Hasa

Duke nisur nga mbrëmja e së premtes deri të dielën në orën 14.00 mos parkoni automjetet nuk do të lejohen të parkohen në akset Bulevardi Dëshmorët e Kombit, përgjatë Unazës së Re, Rrugës së Kavajës, segmentit para Bankës së Shqipërisë dhe rrugës kryesore në ish-bllok.

Për shkak të zhvillimit të maratonës, bashkia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë marrë masa për ndalimin e qëndrimit në këto akse si dhe bllokim të tyre gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

Në rast se qyetarët lënë automjetet e tyre, sipas shefit të kontrollit të territorit do të ndërhyet me karotrec.

Toni Beni: Gjithë itenerari i gjysëm maratorës do të jetë i bllokuar deri në orën 14:00 kur është ceremonia e mbylljes së maratonës.

Maratona nis nga Sheshi Nënë Tereza, do të përshkohet gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të vazhdojë në Unazën e Kombit, më pas bulevardin Zogu i Parë dhe më pas kthimi në të njëjtin itenerar, kahu i kundërt deri tek Unaza e Vogël. Më pas kalohet tek rruga e Kavajës deri në fillim të rrugës “Ibrahim Rrugova”, deri tek Garda e Republikës. Cikli mbyllet tek sheshi “Nënë Tereza”

Do të ketë gjithashtu ndryshime të itenerarit të autobusëve urban, sipas shefit të qarkullimit në policinë bashkiake Gentian Vocaj.

“Janë njoftuar operatorët për lëvizjet e reja të mjeteve të tyre. Nga drejtoria e Transportit do të vendoset sinjalistikë e posacme.”

Ndërsa qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter