Toka shtetërore në Kepin i Rodonit, paguan 100 lek të hysh dhe nuk merr kupon tatimor
09/07/2014 - 9:25

Është tokë shtetërore, por për të hapur traun e vendosur duhet të paguash një faturë prej 100 lekësh të rinj, pasi sipas rojes kjo tokë është e Kishës Françeskane.

Gazetarët e “Alarm” janë zhvendosur në zonën turistike të Kepit të Rodonit. Atyre iu kërkohet të paguajnë një faturë, e cila ndër të tjera nuk shoqërohet me kupton tatimor dhe nuk përmban asnjë shenjë të ministrisë së Financave.

Kjo faturë e cila  mund të printohet nga kushdo është vendosur nga Kisha Franceskane, sipas të cilës duhet të paguash sepse vendi mirëmbahet prej saj.

Për më tepër ndiqni rrugëtimin e gazetarëve të “Alarm”.

Ndiqni të plotë emisionin “Alarm”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trump: Programi i Koresë Veriore, kërcënim për botën

Close