25 qershori - Topalli komenton rishfaqjen e Bashës: Nuk të shpëton raporti nga disfata
18/08/2017 - 17:31

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar ndaj deklaratës së kryedemokratit Basha për raportin e Ministrave teknikë lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një postim në fb, Topalli thotë se kur askush nuk dinte vendodhjen e Bashës ai u bë i gjallë për raportin.

Topalli thotë se nuk nevojitej raporti për të konfirmuar se me paratë e drogës u blenë vota, por kjo sipas saj nuk nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter