"Debati në Channel One" - Topi: Me përjashtim të Besnik Mustafajt grupi anti-Basha është hipokrit
21/07/2017 - 8:50

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi shpërthen ndaj situatës që po kalon Partia Demokratike duke deklaruar se ajo gjendet në një fazë të degradimit të vazhdueshëm të saj.

I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i FRD tha se situatës që po kalon kjo parti i shkon për shtat të them se aktualisht PD është në lulzim të mjeruar.  Më tej Topi përdori një aksiomë të filozofit Frederik Engels kur tha se ndryshimet sasiore në PD kanë sjellë ndryshime cilësore dhe se sipas tij aktualisht në PD mbaruan figurat cilësore që kanë dhënë kontirbute, rrjedhimisht kjo parti është në një situatë mjerane.

Lidhur me grupin që ka inicuar lëvizjen për ringritjen e Partisë Demokratike, Topi tha se me përjashtim të Besnik Mustafajt që mendimet e tij i ka bërë publike që herët, të tjerët kanë doza hipokrizie sepse nga njëra anë janë kundër kryetarit Basha dhe nga ana tjetër nuk duan ta prishin me Berishën.

“Kryetari de facto i Partisë Demokratike është ai që ka pushtetin e plotë dhe ky është Sali Berisha. Ka nga ata që besojnë në një ritkthim të Berishës në krye të PD. Jam i bindur që verdiktin e listës e ka dhënë Berisha”, tha Topi.

Topi risolli në kujtesë një nga akuzët më të rënda që i janë bërë gjatë kohës që ishte presidend kur një një debat të ashpër me Berishën tha se presidenti fliste me heshtje.

“Kur unë vetëm një herë fola me heshtje në PD më kritikuan. Ja pra që u folka edhe me heshtje siç po hesht tani zoti Berisha për atyë që ndodh në PD”.

Nisur nga kjo situatë Topi ka një përkufizim edhe më të rëndë për situatën në PD. “Është një mekanizëm i amortizuar që nuk ka mundësi për transfusion”, tha ai.

PËR PRESIDENTIN META

Gjatë emisionit “Debati në “Channel One”, presidenti i 8-të i shtetit shqiptar Bamir Topi ka dhënë një opinion edhe për presidentin e 10-të Ilir Meta i cili do marrë detyrën ditën e hënë. “Unë e vlerësoj shumë zotin Meta i cili edhe pse shumë i ri ka një përvojë të veçantë në politikë. Unë kam konsiderata të mira për të dhe kam parë një ekuilibër të brendshëm te zoti Meta. Presidenca e tij ka që për të treguar pikërisht këtë përvojë por nga ana tjetër Topi bëri një parashikim për marrëdhëniet e Metë she Ramës në vitet e ardhshme. “Unë parashikoj që këto marrëdhëniet nuk kanë për të qenë të qeta. Meta president me Ramën kryeministër do ti ngjajë historisë sime me kryeministrin Berisha.”

PËR MAZHORANCËN

“Bamit Topi deklaron se fakti që populli e votoi më shumë Edi Ramën do të thotë se në mandatin e  parë ka qeverisur shumë mirë” tha Bamir Topi për zgjedhjet e 25 qershorit. Por ai shkoi edhe më tej kur argumentin e tij e lidhi edhe me opozitën. “Por kur ke edhe një kundërshtar të dobët si PD fitorja të bëhet dhe më e lehtë”.Sipas Topit një nga arsyet e fitores ishte edhe situate në PD. “Unë nuk shikoj te PD peshën e duhur të një partie të opozitës”, tha Topi duke nënkuptuar që kryeministri Rama do ta ketë të lehtë qeverisjen në mandatine  dytë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë