Itali - Tregtarët e mëdhenj shqiptar të drogës bien në ‘rrjetën’ e “Vrimës së Zezë”
12/10/2017 - 18:48

Një sasi prej 67 kg marijuanë e gatshme për tregun e shitjes me pakicë është sekuestruar nga policia italiane.

Operacioni i koduar “Black Hole” (Vrima e zezë) u zhvillua në Alessandria të vendit fqinj.

Pas pesë personave të arrestuar në flagrancë, pjesë e dytë e hetimit ka çuar të mërkurën në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të konsideruar si ndër importuesit kryesor të drogës në provincë.

Në pranga përfunduan Flori Goma, 36 vjeç dhe Ndrec Preka, 32 vjeç, të cilët sipas mediave italiane kanë trafikuar sasi të mëdha marijuane që mbërrinte në det nga brigjet e Shqipërisë.

Arrestimi i tyre lidhet me kapjen e një furgoni me 57 kg marijuanë nëp fund të qershorit në Novi Ligure.

Pikërisht nga konfiskimi maksimal i drogës, me vlerë rreth 114,000 euro, agjentët nën drejtimin e Zëvendës Shefit të Policisë së Shtetit Marco Poggi arritën të zbulonin dy tregtarët me shumicë.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë