Durrës - Turku i arrestuar për terrorizëm, shkak mesazhet në Twitter kundër Erdogan
12/10/2017 - 15:50 Nga: Nertila Dosti

Turku Muhammed Aydogmus i arrestuar disa ditë më parë në Portin e Durrësit rezulton person në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm

Gjykata e lartë kriminale e Turqisë ka nxjerrë ndaj 39 vjecarit një urrdhër arresti ku akuzohet për organizatë kriminale

Autoritetet shqiptare janë të rezervuara dhe nuk japin më shumë informacion, por duke iu referuar shkrimi të mediave turke ai rezulton si anëtar i një grupimi që përmes një faqeje në rrjeteve sociale bënte propagandë pro klerikut Fetullah Gulen, i cili nga drejtësia turke akuzohet si arkitekti i grushtit të shtetit të vitit të kaluar

Muhammed Aydogmus u ndalua pranë pikës së kalimit kufitar në Durrës sëbashku me bashkëshorte 34 vjeçare dhe dy fëmijët.

Ata u kapën që të katërt me pasaportë false në tentativë “arratisje” tranzit nga Shqipëria në Itali.

Gjatë hetimeve paraprake dhe procedurave ligjore për ekstradim, autoritetet kanë zbuluar urdhërarrestin për terrorizëm ndaj 39 vjeçarit

Në profilin e tij në Twitter, bien në sy akuzat, kritikat dhe ironia me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, si në këtë postim që i referohet grushtit të shtetit

“Narcisti mund të bënte gjithçka për Presidencës! U pajtua thellësisht dhe bëri një grusht shteti”.

Apo në një tjetër postim që i referohet qëndrimeve politike të erdohan mes Lindjes e Perëndimit, NATOS dhe Rusisë

“Ata planifikuan të shkëpusin Turqinë nga NATO, pastaj shoqërinë nga demokracia”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë