Fushë-Prezë - Varreza e makinave përfshihet nga flakët
18/06/2017 - 17:32

Nje zjarr i fuqishem që përfshiu pasditen e sotme, rreth ores 16.45 nje varrezë makinash pranë Fushë-Prezës ne rrugen nacionale Fushë-Krujë-Vorë, u arrit të vihej nën kontroll me mbërritjen e tre zjarrfikësve, një nga Fushë Kruja dhe 2 nga Tirana. Flakët kanë shkrumbuar makinat që ndodheshin në këtë pikë të grumbullimit të automjeteve të vjetra si dhe kanë dëmtuar ndërtesën e biznesit.

Zjarrëfikësit kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët duke bërë të mundur shuarjen e tyre dhe mos përhapjen tek objektet që nndodhen pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.  Burime nga vendngjarja flasin se ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej edhe për shkak të erës që frynte, dhe të shkaktonte dëme të mëdha në bizneset e afërta.

Policia nuk ka bërë ende të ditur shkaqet e zjarrit, ndërsa po hetohen dy pista, ajo e zjarrit për shkak të pakujdesisë për shkak të djegies së shkurreve që ndodheshin rreth pikëgrumbullimit të makinave. Pista e dytë ka të bëjë me zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk ka version zyrtar. Policia që ka mbërritur në vendngjarje, mori dëshmitë dhe pritet të hetojë për shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa thuhet se pika e grumbullimit të makinave të vjetra ka pësuar dëme të konsiderueshme.  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Eklipsi i plotë diellor, këtu mund ta shihni live

Close