Reagim - Vasili: Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë
12/10/2017 - 13:58

Kryetari i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama se ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe te Internim dëbimeve. 

Në një status në Facebook, Vasili shkruan: 

A ka turp ky shkollëpaku?

Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë, që medemek ai respekton rregullat, ligjet edhe për preshin, lakrën dhe sallatën etj etj.
Po mësuesen në Kamëz, Hamide Qemirani, banditizmi i qeverisë e zbon nga puna, me çfarë rregulla a ligje e heq ky kryeministër?
Jo mor jo, ky shkollëhiçi ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe te Internim dëbimeve, s’ka ky asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin.
Këtë nuk e zë gjumi vetëm që të lulezojnë kanabisi dhe koncesionet, se shteti ligjor na la shëndenë.
Shteti ligjor s’ka hiç të bëjë me poturet e këtij, që kutërbojne nga kanabisi.
Mësuesja Hatixhe dënohet pa ligj nga kanabisti në krye të qeverisë. Ky është morali i histerive mediatike të shtetit që ka rënë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter