Reagimi - Votimi i vettingu, Bardhi: Hapi i parë për implementimin e reformës në drejtësi
17/06/2017 - 21:50

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, përshëndeti emërimin nga Kuvendi të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit, duke e vlerësuar si hapin e parë për bërjen funksionale të organeve të reja të sistemit të drejtësisë, si dhe implementimit praktik të ndryshimeve kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësisë.

Në një deklarët për mediat, Ministria e Drejtësisë deklaron se pret të gjejë tek organet e reja të vetingut, një partner serioz dhe të besueshëm, për ndërtimin e një sistemi drejtësie eficent dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Ministri Bardhi i uron suksese të gjitha anëtarëve dhe gjyqtarëve të organeve të vetingut, dhe shpreh besimin e plotë se ato do të përmbushin me korrektësi dhe sipas pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, detyrën e vështirë e jashtëzakonisht të rëndësishme që i është besuar dhe kanë pranuar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë