Zgjedhjet 2017 - PS krah Haki Çakos. I përgjigjet LSI: Deklarata antiligjore ndaj policisë
19/06/2017 - 11:29

Partia Socialiste del në krah Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Fatmir Xhafaj, ish ministri i Brendshem por njëkohësisht dhe ish kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi  vlerësoi rolin e Çakos si shumë profesional.

Duke iu përgjigjur situatës politike ku LSI kërkon shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilin e etiketon “Haki droga” Xhafaj tha se nuk është policia që të bën forcë e parë dhe i quajti antikushtetuese disa deklarata kundër uniformave blu.  

Fatmir Xhafaj: Policia në vlerësimin tim nuk të bën forcë e parë, as nuk të pengon të bëhesh forcë e parë. Të tillë të bën vota qytetare.  E kundërta është e gabuar dhe provë e dështuar në këtë vend. Policia nuk mund të shërbejë si rrufe pritëse për shkarkesat e tensioneve elektorale.  

Disa deklarime ndaj policisë në vlerësimin tim politik por dhe ligjor janë antikushtetuese dhe në shkelje të drejtëpërdrejtë të ligjit.

Personalisht dënon çdo akt dhune në procesin zgjedhor dhe duhen ndëshkuar ashpër me forcën e ligjit. Policia ka rolin e saj në parandalimin por të mos harrojmë se një rol të rëndësishëm ka policia e shtetit.

Flitet për disa ngjarje që  në dijeninë time i janë referuar prokurorisë dhe prokurorëve, por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve, të cilët kanë përgjegjësinë  e zbardhjes sa më të shpejtë të këtyre ngjarjeve. Edhe përdorimi i qëllimshëm apo  i paqëllimshëm i ngjarjeve të tilla është i gabuar, edhe policia ka rol në parandalim dhe identifikim por rol të rëndësishëm ka dhe duhet të ketë prokuroria.

Xhafaj drejton gishtin nga prokuroria 

Xhafaj  drejton gishtin tek prokuroria duke deklaruar se ajo nuk duhet të fshihet në zyrat e tyre për të mbyllur dosjet e fundit por të zbardhë ngjarjet që po cënojnë klimën e mirë elektorale. 

Fatmir Xhafaj: Unë i bëj thirrje prokurorisë të veprojë shpejt për të zbardhur ngjarje të tilla që cënojnë rëndë atmosferën e mirë të krijuar në këtë proces zgjedhor.

Prokurorët nuk kanë përse të mblidhen në kuvlitë e tyre për të mbyllur shpejt e shpejt dosjet e fundit sa pa hyrë në fuqi Kodi i ri i Procedurës Penale por të merren me prioritet me këto lloj veprash penale nëse rezultojnë si të tilla, për ti zbardhur dhe për ti cuar përpara drejtësisë përgjegjësit në mënyrë që të dihet e vërteta dhe të qetësohet klima e rënduar elektorale nga episode të tilla apo përpjekje për ta rënduar atë, tej asaj që është në fakt.

Xhafaj thotë se policia po bën shumë mirë betejën kundër 

Policia po bën shumëmirë betejën kundër kultivimit të kanabisit dhe po mban dy përgjegjësi të mëdha. Sigurinë në procesin zgjedhor dhe luftën për të realizuar qysh këtë vit objektivin për të pasur zero mbjedhjen e kanabisit

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Rama falenderon Lindën dhe Anetën, një mesazh edhe për Zahon

Close