Reagimi për raportin - Zgjidhja: Basha u bë me Ramën në zgjedhje, tani ankohet se PS i vodhi
18/08/2017 - 20:12

Partia Zgjidhja e ka cilësuar të pavend reagimin e Bashës lidhur me raportin e Minsitrave teknikë për zgjedhjet.

Sipas Zgjidhjes, Basha nuk mund të ankohet se i vodhi votat PS sakohë që bashkëpunoi me Ramën dhe Rilindjen për të legjitimuar 25 qershorin përkundër dhunimit dhe manipulimit të procesit nga makineria e pushtetit, e ndihmuar dhe nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit.

Reagimi i plotë

Basha deklaroi sot se: “Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit”!! Flet kështu ai dhe PD-ja që bashkëpunuan me Ramën dhe Rilindjen për të realizuar dhe legjitimuar zgjedhjet e 25 Qershorit ku “makineria e pushtetit” së bashku me krimin e organizuar vunë në “punë” miliardat e drogës dhe korrupsionit. Pas zgjedhjeve PD-ja heshti. Tani që, me sa duket, është prishur pazari i 18 Majit, Basha bërtet për një gjë që ZGJIDHJA e paralajmëroi dhe denoncoi përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve në fjalë. Vendi është në rrezik! Ai është kapur nga një klan qeverisës i kriminalizuar, mafioz dhe i korruptuar deri në palcë. “Opozita zyrtare” është e paaftë, por edhe pjesë integrale e kësaj elite të kalbur politike që për më shumë se dy dekada, e ka rreshtuar Shqipërinë mes vendeve më të varfra dhe më të korruptuara të botës, më keq se shumica dërmuese e vendeve afrikane të botës së tretë. ZGJIDHJA është e vetmja alternativë për Shqipërinë. Ajo përfaqëson zërin e popullit shqiptar, që kërkon dhe meriton të jetojë normalisht si gjithë vendet e tjera të Europës. #ZGHIDHJApërShqipërinë.

/Oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter