360 Gradë - Zheji: Drejtori i ri i AKU, jurist në një fabrikë sallami me diplomë Kristali
12/10/2017 - 22:47

Gazetari Artur Zheji gjatë emisionit të tij “360 Gradë” u shpreh se drejtori i ri AKU-së, ka punuar jurist pranë një kompanie sallami.

Pjesë nga deklaratat:

Zheji: Shumë herë hipnotizohemi nga debatet e politikës së madhe dhe harrojmë të përditshmen tonë. Në këtë moment dhamë panoramën apo fjalës që kryeministri tha për reformën e madhe të AKU-së që e konsideroi një bandë dhe mbylljen e thertoreve në rrugë. Drejtori i ri, njeriu që vesh gjithë besimin e kryeministrit ka punuar si jurist tek një kompani sallami. Njeriu mund të punoj jurist kudo. Prodhuesi i sallamit mund të jetë njeri korrekt. Hop, ia merr kryeministri dhe ia bën drejtor.

Denis Dyrnjaja, gzetar: Rasti ngre dyshime të forta. Ai nuk mendon se drejtimi i AKU-së mund të bëhet nga specialistë por nga administrator të mirë.

Zheji: Përjashtuar diplomën e Kristalit që ka ai, pavarësisht se e mbylli me bujë të madhe.

Dyrnjaja: Ky është një rast tepër dyshues.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter