FOTOLAJM - Zjarr i qëllimshëm në Berat, digjen ullinj, pisha dhe kullotë
18/08/2017 - 18:38

Një zjarr i madh është regjistruar gjatë orëve të natës në fshatin Rehov, qendra administrative Terpan, qarku Berat.

Një banor i zonës thotë për Ora News se zjarri ka qenë i qëllimtë dhe si pasojë janë djegur 500 rrënjë ullinj, pisha dhe 40 hektarë kullotë.

Sipas tij edhe pjesë organet kompetente janë njoftuar nuk ka pasur asnjë reagim. Zjarri ka përparuar me shpejtësi, siç duket dhe nga fotot, duke rrezikuar dhe banesat përreth.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento