Fier - Zjarr në kodrat e Levanit, zbret deri në rrugën nacionale, digjen ullishte
18/08/2017 - 21:49

Kodrat e Levanit në Fier u përfshinë gjatë ditës së sotme nga një zjarr i madh, fikja e të cilit u bë i mundur vetëm pas tre orësh betejë me flakët.

Zjarri ishte afruar pranë rrugës nacionale Fier-Vlorë dhe krijoi vështirësi në qarkullimin e makinave duke rënduar trafikun në aksin Levan Fier.

Dëmet nga zjarri janë të shumta, ku raportohet të jenë djegur rreth 5000 rrënjë ullinj dhe 16 ha me shkurre dhe ullishte.

Shuarja e vatrës së zjarrit u bë e mundur nga FNSH, ushtria dhe zjarrëfikësja, duke shmangur edhe rrezikun që u kanosej banesave pranë nga përparimi i flakëve, i favorizuar dhe nga era e fortë.

Ende nuk ka të dhëna mbi shkakun e zjarrit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento