Lezhë - Zjarri shkrumbon banesën në lagjen “Nënë Tereza”
22/08/2017 - 16:16

Një banesë në Lezhë është djegur nga zjarri këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Nënë Tereza’.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se banesa është shkrumbuar thuajse plotësisht, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet zjarrit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trump: Programi i Koresë Veriore, kërcënim për botën

Close