Zvicra premton financim për menaxhimin e mbjeteve urbane në Berat
13/09/2017 - 14:59 Nga: Erjola Azizolli

Tre projekte të rëndësishme për qarkun e Beratit mund të financohen shumë shpejt nga qeveria zvicerane.

Projektet kanë marrë mbështetjen e ambasadorit zviceran në vendin tonë, Christoph Graff i cili gjatë një takimi me kryebashkiakun e qytetit, premtoi se angazhimi i qeverisë zvicerane do të jetë maksimal.

Financimi i projektit të menaxhimit të mbetjeve urbane në nivel rajonal, do të zgjidhte problemin e pesë bashkive të qarkut që vuajnë pasojat e mungesës së landfilldit, që bën që mbetjet të depozitohen në vende të papërshtatshme.

Christoph Graff:Angazhimi i qeverisë zvicerane do të jetë maksimal në lidhje me financimin e tre projekteve, në Berat ku më i rëndësishmi është ai i menaxhimit të mbetjeve urbane. Ekziston një projekt dhe ne do përpiqemi të largojmë gjithë pengesat që ky projekt të nisë të zbatohet. Do shohim mundësinë edhe për të ndihmuar rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm”.

Kryetari i bashkisë së Beratit Petrit Sinaj theksoi se financimi i projektit për mbetjet urbane do të zgjidhte një nga problemet më të mëdha të këtij qyteti.

Ambasadori siguroi për financime edhe në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak”.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter